Roni Spaho është një prej të arrestuarve në lidhje me grabitjen e ndodhur para pak ditësh te “Rruga e Kavajës”.
Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Spahon pasi në ditën që ndodhi grabitja është kapur me një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra, teksa po shkonte t’i merrte në vendin që i kishin lënë.
Spaho ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjen, por do të paguhej vetëm për të marrë paratë ku ishin fshehur. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë dyshohet se ai ka qenë informatori.
Kujtojmë se çanta me 3 milionë lekë të reja që autorët i grabitët punonjësit të pikës së këmbimit të parave, e fshehën në një pusetë pranë vendngjarjes.