Frrok Çupi zbulon lëvizjen që Ilir Meta do të bëjë së shpejti : Është e rrezikshme

Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur rikthimin në politikë të Ilir Metës.

“Këtu kemi të bëjmë me një rrugë hamendësime dhe me disa veprime konkrete që ka zhvilluar Ilir Meta gjatë periudhës që po përgatitet për të lënë presidencën”, tha Çupi duke shtuar se kohët e fundit Meta e ka shtuar agresivitetin politik.

“Po përgatitet për të dalë në fushë. Iliri akoma nuk është aq i guximshëm sa të hidhet në fushën e politikës. Po heziton shumë, po iu them një provë. Ai vërtet ndërtoi një koalicion me Sali Berishën, por problemi është se Berisha me Metën janë bashkë. E ndërtuan por deri tani Ilir Meta nuk është shfaqur në krah të militantëve të vetë. Kur them Ilir Meta, as Monika dhe as Vasili. Domethënë e kanë lënë fushën bosh. Ato po mendohen që a ia vlen të investohen apo jo. E dyta kanë një pikëpyetje në kokë se çfarë do jetë nesër nëse përkrahin Sali Berishën”, shprehet Çupi duke e cilësuar koalicion mes tyre si të rrezikshëm.


Shtuar 15.02.2022 10:12