Frikë për hakmarrje, familja Rexha kërkon mbrojtje nga policia pas ekzekutimit të Arjan Gosës

Plaga e gjakmarrjes vijon të jetë prezente edhe në vitin 2023. Habib Rexha, 31 vjeç ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën, 48 vjeç dy ditë më parë.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë hakmarrja, pasi në mars të këtij viti, vëllai i Habib Rexhës së bashku me vëllain e Arian Gosës vranë njëri-tjetrin pas një konflikti banal.

Familjarët e Habib Rexhës, i cili vijon të jetë në arrati kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Ata janë shprehur të frikësuar se familja Gosa mund të hakmerret për vrasjen e familjarit të tyre Arjan Gosa.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në një lokal në Kavajë. Viktima, Arjan Gosa ishte duke konsumuar kafe me të atin në momentin kur u qëllua me plumb në kokë nga Habib Rexha. Policia ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacione për vendndodhjen e këtij të fundit./Albeu.com/


Shtuar 23.05.2023 11:34