Maqedonia e Veriut vijon të cilësohet si shtet “pjesërisht i lirë” edhe në raportin e fundit të “Freedom House” ndërsa progres ka arritur vetëm për vetëm një pikë, edhe atë me 68 pikë nga gjithsej 100.
Ndërkaq sipas sektorëve, vendi ka gjithsej 29 pikë nga 40 të mundshme për të drejtat politike dhe 39 nga 60 pikë për liritë qytetare, në të cilën bën pjesë mbrojtja nga korrupsioni, transparenca e qeverisë, liritë e organizimit sindikal, pavarësisë së gjyqësorit, procese të drejta qytetare dhe penale, trajtim i barabartë i qytetarëve para ligjit si dhe të drejtat individuale dhe sociale.
Pikët më të larta në rajon në këtë raport të “Freedom House” i ka marrë Sllovenia ndërkaq më të ulëta Bosnja dhe Hercegovina. /Alsat.mk