Francezët ngacmojnë Ramën për korrupsionin në Shqipëri: Ju dënuat ish-kryeprokurorin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat franceze gjatë vizitës disa ditore të tij në Francë.

Gjatë intervistës gazetarja franceze riktheu në vëmëndje arrestimin  e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke deklaruar se Shqipëria ka një problem me korrupsionin.

Kryeministri nuk e mohoi madje shtoi se ky nuk është rasti I vetëm por duke shtuar se lufta ndaj këtij fenomeni sot është shumë herë më mirë se 8 vite me parë.

Gazetarja: Shqipëria është një vend me një nivel korrupsioni shumë të lartë, përmendim këtu dhe arrestimin e kryeprokurorit

Edi Rama: Ju thatë shumë shumë korrupsion, por unë do të thoja…Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që ju dhatë, që nuk është i vetmi, tregon se lufta kundër korrupsionit ka shkuar në një nivel tjetër.

Kjo do të thotë se jemi një vend që kemi probleme me korrupsionin por nuk krahasohemi me atë të tetë viteve më parë. Ka një transformim të sistemit të drejtësisë. /albeu.com/

 


Shtuar 13.11.2021 16:38

Tags: