Autoritetet franceze kanë sekuestruar një jaht që i përket Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian për pushtimin në Ukrainë.
Agjentët doganorë kapën jahtin brenda natës pasi identifikuan Sechin si aksionerin kryesor të kompanisë që e zotëronte atë, tha ministria franceze e financave.
Jahti kishte mbërritur në La Ciotat, Marseille, në janar për riparime.
Por autoritetet franceze thanë se kishin bërë “aranzhime për të lundruar urgjentisht, pa përfunduar punën e planifikuar” kur u inspektua./albeu.com