Franca në krizë, Macron paralajmëron qytetarët për dimrin e vështirë: Duhet të bëjmë sakrifica

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Franca po përballet me “sakrifica” për shkak të ndryshimeve klimaterike si dhe probleme të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sipas Al Jazeera.

“Besoj se jemi në procesin e të jetuarit të një pike kthese apo përmbysjeje të madhe. Së pari sepse po jetojmë fundin e asaj që mund të duket si fundi i bollëkut”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv në kabinetin e tij.

“Sistemi ynë i bazuar në lirinë në të cilën jemi mësuar të jetojmë, ndonjëherë kur duhet ta mbrojmë atë, mund të sjellë sakrifica”, shtoi Macron duke iu referuar luftës në Ukrainë,

Fjalimi u duk i projektuar për të përgatitur vendin për atë që premton të jetë një dimër i vështirë përpara, me çmimet e energjisë që rriten ndjeshëm në mes të ofensivës së vazhdueshme të Moskës dhe shumë familje franceze që po luftojnë me inflacionin në rritje./albeu.com


Shtuar 24.08.2022 12:14