Turqi/ Foto sa një mijë fjalë, e bija e pajetë nën rrënoja, babai nuk i lëshon dorën

Imazhet e një babai që mban dorën e vajzës së tij të vdekur, të shtypur nën shtresa rrënojash, kanë dalë nga qyteti turk i Kahramanmaras.

Fotografi i AFP-së Adem Altan kapi një seri fotografish të marten në qytetin e Kahramanmaras, që tregojnë Mesut Hancer të ulur mes një ndërtese të shkatërruar ndërsa shtrëngon dorën e vajzës së tij 15-vjeçare Irmak, e cila humbi jetën pas tërmetit.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara, mes kushteve të rënda të motit që pritet të përkeqësohen në ditët në vijim./Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 14:22

Tags: ,