FOTOLAJM/ Ndryshe nga të tjerët, Mitsotakis “thyen rregullin” pasi u prit nga Rama

Ndryshe nga liderët e tjerë që kanë ardhur në Tiranë dhe po priten nga Rama, kryeministri grek Mitsotakis është ndalur përballë gazetarëve duke iu përgjigjur pyetjeve nga televizioni grek ERT.

Mitsotakis është parë të ndalet te mikrofoni i ERT dhe duket se do të japë një mesazh parta nisjes së punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit. Partia e Mitsotakis humbi dy qytetet kryesore greke një ditë më parë, ndërsa tashmë duket se do të arrijë “një fitore” jashtë duke bërë presion për Fredi Belerin, e arrestua për vjedhje votash.

E ngrysur, sikur e kanë sjellë me zor: Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me Kryeministren e Serbisë

Ka nisur tashmë pritja e liderëve të rajonit dhe BE-së në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit. Kryeministri Rama është pozicionuar përballë Kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit duke pritur lieerët që vijnë me makina.

Ndërkohë që liderët e tjerë janë takuar përzemërsisht me Ramën, kryeministrja serbe Ana Brnabiç duket se ka ardhur me zor në Tiranë. Ajo ishte mjaft e ngrysur dhe e ngurtë në takimin me Ramën si edhe në parakalimin në tapetin e kuq, gjë që është pasqyruar edhe te kryeministri shqiptar.

Rama nuk është se “ia vari” shumë Brnabiçit, ndryshe nga liderët e tjerë.

Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në tapetin e kuq, kryeministri i Kosovës i dhuron një buzëqeshje

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Ai është pritur në tapetin e kuq nga kryeministri Edi Rama, me të cilin ka shtrënguar duart dhe madje i kanë dhuruar një buzëqeshje njëri-tjetrit.

Ndryshe nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila dukej e ngrysur dhe aspak entuziaste nga takimi me Ramën.

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mungoi në Samit pasi ka udhëtuar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë “Belt and Road”, i cili fillon nesër në Pekin.

 

/albeu.com


Shtuar 16.10.2023 11:30