FOTO/ Vrasja misterioze e polakes në Greqi, publikohen pamjet, viktima në supermarket me autorin

Zhvillime të reja dalin në lidhje me vrasjen misterioze të 27-vjeçares polake në Greqi. Mediet kanë publikuar pamje nga momentet e fundit, para se Anastazia të zhdukej e të vritej.

Siç duket në foto, e reja ka dalë nga një supermarket, e shoqëruar me autorin e dyshuar të vrasjes, 32-vjeçarin nga Bangladeshi.

Të lidhura

None found

Trupi i Anastazia Ruinska u gjet të dielën ne gjendje të dekompozuar në një zonë të shkretë, e mbështjellë me qese në pjesë e sipërme të trupit dhe e mbuluar me çarçaf, barishte dhe degë. I dyshuar kryesor për vrasjen e 27 vjeçares është një 32-vjeçar nga Bangladeshi, pasi ai ka qenë personi i fundit me të cilin e ndjera është takuar para se të zhdukej.

Sakaq autoritet kanë rezerva edhe për të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu me origjinë polake. Ka qenë pikërisht i dashuri i të ndjerës ai që ka njoftuar policinë për zhdukjen e Anastazias. Sakaq deklarimet e tij lënë për të dëshiruar, e për rrjedhojë ai u thirr sërish dje në polici për të dhënë më shumë informacion në lidhje me raportin e tij me 27-vjeçaren dhe marrëdhënien e tyre së fundmi.

Mesazhet e fundit që shkëmbeu çifti mbrëmjen e 12 qershorit

Protothema.gr shkruan se , 27-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangladeshi në orën 20.40 të së hënës mbrëma, dyshohet se një orë e njëzet minuta më vonë ka kontaktuar me partnerin e saj, duke e informuar për vendndodhjen e saj. 27-vjeçarja dyshohet se i tha partnerit të saj polak se nuk ndihej rehat në shtëpinë e 32-vjeçarit pasi mendonte se ishte në rrezik dhe në fakt vajza e vrarë dyshohet se ka kërkuar ndihmën e të dashurit, për ta marrë nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi.

Informacionet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se pavarësisht apelit të dëshpëruar të 27-vjeçares, partneri i saj polak nuk është mobilizuar menjëherë edhe pse të dy kanë komunikuar me mesazhe.

“Nuk e njihnim 32-vjeçarin nga Bangladeshi”, thotë partneri i Anastazias

28-vjeçari duke folur për protothema.gr pohoi se as ai dhe as Anastazia nuk e njihnin 32-vjeçarin e arrestuar.
“ Nuk e njohim njeriun nga Bangladeshi që është arrestua. Ai nuk ishte as shok e as koleg nga puna e saj”, tha ai, ndërsa nuk e fshehu trishtimin për përfundimin tragjik të kërkimit për 27-vjeçarin.

“Jam në gjendje shumë të keqe psikologjike. Së bashku me mamanë e Anastazias bëmë gjithçka për ta gjetur dhe kishim një shpresë që ajo të ishte gjallë” , tha ai.

Nëna dhe partneri i Anastazias nisen për në Poloni
Policia i ka dhënë leje nënës 27-vjeçares dhe partnerit të saj për t’u larguar nga ishulli Ko, por i ka kërkuar që të qëndrojnë në dispozicion kur t’iu kërkohet nga policia.

Rasti ka ngjallur interes të madh në Poloni, me ambasadën e vendit që dërgoi një përkthyes në ishull për të mësuar nga afër se çfarë po ndodh në procesin para-hetues. Ajo që kërkohet nga autoritetet është ngarkimi i përgjegjësisë për vrasjen e 27-vjeçares dhe mbledhja e provave ndaj të dyshuarve nëpërmjet kqyrjes së celularit të 27-vjeçarit dhe mostrave të ADN-së nga sendet e gjetura me./albeu.com/


Shtuar më 20.06.2023 13:28

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş