Kati i parë i selisë nuk ka as dyer dhe as dritare, ndërsa në oborr makinat që ishin parkuar janë me xhama të thyer dhe goma të shpuara.
Ndërsa në katin e dytë të selisë vazhdojnë punimet.
Të gjitha këto dëme janë shkaktuar nga protestuesit në selinë e PD, të cilët u thirrën dje në një protestë nga Sali Berisha.
Protesta e nisur mesditën e së shtunës zgjati për disa orë dhe pati akte dhune.
Edhe pse Sali Berisha insiston se protesta ishte paqësore dhe se u dhunua nga Policia, shumë persona shqyen dyert e selisë dhe thyen xhamat e zyrave.
Protestuesit u shpërndanë pas ndërhyrjes së Policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të larguar turmën.
Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha e konsideroi ditën e protestës si fundin politik të Sali Berishës, ndërsa u shpreh se një grup kriminelësh tentuan të pushtonin selinë e demokratëve. /albeu.com/