FOTO/ “Luftë” për tenderin 1 mln euro, këta janë 3 personat që kërcënuan me armë biznesmenin në Cërrik

Këta janë tre personat që kërcënuan me armë zjarri biznesmenin mga Cërriku, Eral Myftari për tenderin pyjor me vlerë 1 mln euro.

Fituesi i tenderit Eral Myftari është shantazhuar nga Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ndërsa një person i katërt është shpallur në kërkim.

Algert Alcani dhe babai I tij Shaqir Alcani paguan dy perona me rekorde kriminale për të kërcënuar biznesmenin nga Cërriku, në menyrë që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar.

Njëri nga persona e urdhëruar nga babë e bir është Edmir Boci 37 vjeç i arrestuar. Ndërsa personi i katërt 38 vjecc është ende në kërkim nga policia dhe forcat RENEA janë në terren.

Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore. Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Të arrestuarit akuzohen, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 15:01