FOTO/ Dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, ky është momenti i fundit i Eglant Koçit para zhdukjes

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, teksa policia sot ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

I arrestuari Enea Zyferi, ishte i punësuar si kamerier në lokalin e të shpallurit në kërkim si autor, Armand Shaka.

Ai dyshohet të ketë ndihmuar atë dhe të ketë qenë prezent kur 34-vjeçari Koçi është mbajtur peng.

 

 

Fotoja i perket pamjeve te fundit ku shfaqet Eglant Koçi 34-vjeç, u shpall i humbur zyrtarisht.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, shfaqet Koçi me motorin e tij, në datën 4 qershor, kur edhe ai u pa për herë të fundit, teksa ndodhet në parkimin e një pallati.

Për zhdukjen e tij është shpallur në kërkim shtetasi Armand Shaka, 41-vjeç, i cili dyshohet për rrëmbimin e Koçit.

Njoftimi:

Tiranë/Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34-vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34-vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41-vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K.

Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit. Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve.


Shtuar më 9.06.2026 14:40

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber