FNSH dhe RENEA aksion blic në Tiranë dhe jashtë saj, kontrolle në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt

Policia, FNSH dhe RENEA, po ushtrojnë kontrolle në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit. Raportohet për se policia ka ‘zbarkuar’ për kontrolle dhe në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Po ashtu, kontrolle po ushtrohen dhe në banesat e personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj. ‘Mbreti’ i lojërave të fatit, rezulton i zhdukur prej 1 viti, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Sakaq, pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.


Shtuar 17.05.2024 08:20