Një person, i cili është identifikuar si Florenc Çapja ka dërguar një mesazh në celularin e gazetarit Spartak Koka, ndërsa ky i fundit ndodhej live në emisionin “Opinion”. Sikurse është shprehur Koka, në mesazh personi në fjalë është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën. Çapja për të cilin tashmë ka një urdhër arresti nga SPAK, besohet se ndodhet në Dubai.
“Një person i cili thotë se është Florenc Çapja, po ndjek emisionin live dhe thotë se: Unë këta persona në jetën time kurrë nuk i kam takuar. Këta persona nuk i kam parë asnjëherë. E ka fjalën për Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën”, u shpreh Koka./Opinion.al