Hansi Flick ka pranuar që Barcelona të shqyrtojë transferimin e një tjetër sulmuesi, pasi afrimi i Julian Alvarez nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere është hasur me vështirësi.
Tekniku i katalanasve e kishte përcaktuar sulmuesin e Atletico Madridit si objektivin kryesor dhe këmbëngulte për nënshkrimin e tij. Megjithatë, pengesat e vendosura nga Los Rojiblancos për realizimin e një marrëveshjeje të mundshme duket se e kanë shtyrë Flick të zbusë qëndrimin.
Të lidhura
None found
Gazetari Gerard Romero raporton se trajneri i Barcelonës i ka dhënë klubit dritën jeshile për të tentuar transferimin e sulmuesit të Sportingut Lisbonës, Luis Suarez.
Kolumbiani shihet si një alternativë e mundshme, ndonëse bisedimet me klubin portugez pritet të mos jenë të lehta.
Gjatë sezonit 2025/26, 28-vjeçari regjistroi shifra të spikatura, me 38 gola të realizuar dhe nëntë asistime në të gjitha garat.
Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, kartoni i Suarez vlerësohet në 30 milionë euro. Sidoqoftë, nëse vendos ta shesë, Sporting Lisbona nuk pritet ta lejojë të largohet për një shumë më të ulët se klauzola prej 80 milionë euro.
