Flet pas protestës Sali Berisha dhe sfidon hapur: I mblodha shqiptarët për 48 orë, herën tjetër përgatituni!

Pas protestës e cila ka zgjatur më pak se çfarë pritej ka folur për mediat Sali Berisha.

Ish-kryeministri deklaroi për mediat se protesta e sotme u mblodh për vetëm 48 orë duke shtuar se në të ardhmen do të ketë një program protestash dhe asgjë nuk do t’i pengojë më.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë përgjegjësitë pa asnjë diskutim i ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës e cila nuk priu për të ngjallur shpresën dhe besimin tek qytetarët shqiptarë.

Kjo kohë merr fund, ju e patë një protest e thirrur në 48 orë. Herë tjetër do ketë program protestash dhe asgjë nuk do na pengojë pa bërë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin. Ballkani i Hapur është për krimin.

Cili do jetë drejtimi i PD atë e përcaktojnë anëtarët e saj, një gjë është e sigurt që sot PD është një shumicë e jashtëzkonshme grupacioni më i lië i kësaj toke, është revolucion i pandalshëm.

Ngjarje të caktuar nxisin zhvillime të mëdha. Nuk them se ajo që thoni ju nuk ka patur një rol por kurrë këto transformime të jashtëzakonshme dy mujore të vendit nuk mund të jenë të lidhura me një problem personal. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.12.2021 18:09