Flet daja i 27-vjeçares: Jam i tronditur, të hidhesh nga kati i katërt për atë plehrë

Daja i Sibela Abedini, 27-vjeçares në Kamëz, e cila i dha fund jetës, duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt, akuzoi Altin Çokun si personin që e detyroi mbesën të vetëvritej.

Në një intervistë të dhënë për mediat, daja tha se nuk kishte asnjë informacion për lidhjen e mbesës me 39-vjeçarin.

Ai shtoi se 27-vjeçarja ishte e martuar dhe thekson se nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, përveçëse disa debateve të vogla familjare.

“Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39-vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare.

Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them”, ka thene ai.

Daja zbuloi dhe bisedën e fundit që pati në kafe me 27-vjeçaren ditën e enjte.

“Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm thjesht me tha: “O dajë do iki prapë në Kosovë”. I kam thënë mirë, shko.

“Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katërt për atë plehrë jam i tronditur ”, tha daja i te ndjerës.

Sibela Abedini, kreu vetëvrasje pasi në rrjetin social Tik Tok u shpërnda një foto intime me 39-vjeçarin.

Ndërkohë, që policia arrestoi këtë të fundit si personin që shpërndau foton.


Shtuar 12.02.2024 14:59