Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së me dyer të mbyllura ka dalë në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Flamur Noka.
Ai është shprehur kundër vendimit të Bashës, dhe përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, e cilëson mohim të historisë së PD-së
“Përjashtimi i Sali Berishës është mohim i historisë së Partisë Demokratike. Është mohim i themelimit të kësaj force dhe parimeve mbi të cilat është ndërtuar. Është të mohosh suksesin e kësaj force, sepse nën drejtimin e Sali Berishës kjo forcë ka patur sukses”, tha Noka./albeu.com