Fjalimi për dorëheqjen, Vangjeli zbulon se çfarë do t’i thoshte Bashës po ta kishte përballë

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se fjalimi I dorëheqjes së Lulzim Bashës ishte mjaft i dobët.

I ftuar në emisionin ‘Log.’ në ABC, Vangjeli theksoi se po ta kishte përballë Lulzim Bashën do t’i thoshte se ishte një fjalim i shkruajtur me përtesë.

Ai theksoi se minimalisht në fjalimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës duhet të kishte një analizë të plotë të gjithçkaje.

“Po mirë mor burrë përton të thuash dy llafe më tepërt. Do të donte por nuk mundet, nuk është çështje dëshire por mundësie. Nano u rikthye pas 1 vitit se mendonte politikisht, zoti Basha mezi priste të mbaronte leximin. Sot duhet të ishte akt politik, ai sot duhet të tregonte të gjitha aktet që e çuan në një veprim të tillë, minimalisht duhet ta niste nga 2013-ta, mnimalisht duhet të tregonte të vërtetat e tij përballë Sali Berishës. Ai ishte një fjalim jo vetëm dembel por dhe apolitik. Ishte si ato dyert apolitike që mbyllen me të përplasur, nuk futi çelësin që të kishte një çelës në xhep për tu rikthyer nesër’, tha Vangjeli./albeu.com/