Rama: Çdo votë për PD është për Ilirin e Saliun, Luli thjesht ha përshesh

Pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta të mbajtura gjatë ditës së sotme, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një statusi në Twitter, Rama shkruan se sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja në 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës.

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës, çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun. Luli thjesht ha përshesh.”, shkruan Rama.

Vetë Meta deklaroi se do të ketë veprime të paimagjinueshme nëse tentohet të vidhen vota për zgjedhje. Po ashtu me tone të larta Meta tha se demokracia do të mbrohet me gjak.

Shtuar 15.03.2021 01:03