Është firmosur sot marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare në Itali.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama ku përmes një statusi në “Facebook”, bën me dije se tashmë procedura është firmosur mes ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorit Fabrizio Buçi.
“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shkruan Rama.