Fiorentina hap fals për Europën, Sampdoria fiton me “poker”

Sampdoria ka arritur të mposhtë me “poker” Fiorentinën në ndeshjen e javës së 37-të të Seria A, pasi vendasit fituan me shifrat 4-1.

Një ndeshje që pa dominuese vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 16-të me anë të Ferrari, ndërsa Quagliarella dyfishoi rezultatin më minutën e 30-të të takimit.

Edhe fraksioni i dytë i këtij dueli do të fliste në favor të Sampdorias, pasi çoi shifrat 3-0 në minutën e 71-të, kur Thorsby do të mposhte për herë të tretë portierin e Fiorentinës.

83’ Sabiri do të shënonte golin e 4-të për skuadrën e tij, teksa goli i shënuar nga skuadra vjollcë në minutën e 89-të do të shërbente vetëm për statistikë, pasi me penallti realizoi Gonzalez.

Me këtë fitore Sampdoria shkon në kuotën e 36-pikëve në vendin e 15, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, ndërkohë nga ana tjetër kjo humbje ishte një hap flas për Fiorentinën në garën për një vend në Europë, pasi tashmë mbetet në kuotën e 59-pikëve në vendin e 7-të, teksa Roma ndodhet me një pikë më shumë, ndërsa Lazio 3 pikë më shumë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 16.05.2022 20:47