Finlanda premton vite mbështetje për Ukrainën

Finlanda është e përgatitur të mbështesë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha kryeministrja e saj, Sanna Marin.

Duke folur në Forumin vjetor Ekonomik Botëror në Davos, ajo theksoi:

Mendoj se i vetmi mesazh që duhet të dërgojmë është se do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një vit, dy vjet, pesë vjet, 10 vjet, 15 vjet.

Qeveria e Marin shpenzoi rreth 300 milion € për të mbështetur Ukrainën vitin e kaluar, rreth 190 milion € prej tyre për blerjen e pajisjeve mbrojtëse.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, javën e kaluar tha se Helsinki mund t’i dhurojë Ukrainës një numër të vogël tankesh Leopard 2 të prodhimit gjerman, nëse një grup më i gjerë i kombeve evropiane vendos ta bëjë këtë./Albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 18:52