Finalizohet operacioni “Mandra” në Itali, si dërgohej droga në Sardenjë dhe roli i shqiptarëve

7 persona me origjinë shqiptare kanë rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohen për trafik droge.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Livorno, me mbështetjen e Komandave Territoriale, filluan operacionin “Mandra”, i cili çoi në ekzekutimin e një urdhri arrestesh lëshuar nga Gjykata e Firences me kërkesë të Anti-Mafias, kundër 7 personave, italianë dhe shqiptarë, të shpallur përgjegjës për “organizatës që synon trafikun e drogës” dhe “trafikimin e paligjshëm të drogës” në provincat e Livorno, Pisa, Cagliari, Nuoro dhe Mantua. Pesë nga këta persona janë denoncuar, raporton Faxëeb.al.

Hetimet kanë konfirmuar ekzistencën e një rrjeti të trafikut të drogës midis Toskanës dhe Sardenjës.

Në krye të rrjetit është një 44-vjeçar nga Nuoro, i cili prej disa kohësh jetonte në provincën e Pizës.

Burri kishte krijuar një organizatë që eksportonte rregullisht drogë nga kontinenti në Sardenjë.

44-vjeçari merrte drogë të llojeve të ndryshme, marihuanë, kokainë dhe heroine, nga dy shtetas shqiptarë që jetonin në Livorno dhe më pas gjente korrierët që kujdeseshin për çuarjen e drogës në ishull nëpërmjet detit. Pasi ajo mbërrinte në Sardenjë, droga i dorëzohej përgjegjësit për shitjen.

Si bazë logjistike, organizata përdorte kompaninë agro-blegtorale në provincën e Pizës e cila ishte qendra e magazinimit dhe paketimit ku korrierët merrnin sasinë e drogës për të sjellë në ishull.

Mes qershorit dhe tetorit 2020, një person u çua në paraburgim dhe 30 kg marihuanë u kapën ndërsa një i dyshuar tjetër u arrestua në flagrancë për 2,8 kg heroinë si dhe 3 incidente të tjera të dokumentuara./albeu.com