Fillimi i bisedimeve Rusi – Ukrianë në Turqi, pritshmëritë janë të ulëta

Limuzinat u futën veçmas, ministri i jashtëm ukrainas Dmytryo Kuleba u përshëndet nga homologu i tij turk dhe më pas mbërriti Sergei Lavrov i Rusisë.

Ka një interes të madh për këto bisedime.

Salla e shtypit në vendin e ngjarjes këtu në Antalia është e mbushur me reporterë dhe ekipe ndërkombëtare.

Vetë diskutimet kanë qenë pas dyerve të mbyllura  si delegacioni rus ashtu edhe ai ukrainas po premtojnë konferenca shtypi kur të mbarojnë.

Por pritshmëritë janë të ulëta, shkruan BBC.

Këtë e ka thënë vetë Kuleba, duke argumentuar se çdo sukses do të varet nga ato që ai i quan “udhëzimet” që Lavrov merr nga Moska.

Ka pasur shumë spekulime rreth sinjaleve të dhëna nga Kremlini disa ditë më parë, të cilat disa i interpretojnë si një zbutje të mundshme të pozicionit rus.

Megjithatë, kjo mund të jetë mendim i dëshiruar.


Shtuar 10.03.2022 10:42