Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” u pyet nga moderatori i emisionit Blendi Fevziu nëse kishte ndonjë shqetësim se, presidenti Meta mund të shpallje “non grata”.
Kryemadhi tha se Meta kishte vizë amerikane, ndërsa shtoi se është kreu demokrat Lulzim Basha ai që duhet të lërë shtetësinë dhe të marrë pasaportën holandeze për të pasur mundësinë që të shkojë në SHBA.
Pjesë nga diskutimi:
Blendi Fevziu: A keni frikë ju, ose a keni shqetësim ju se fjala frikë është e madhe që pas largimit nga Presidenca që edhe zoti Meta të shpallet “non grata” së bashku me familjen e tij.
Monika Kryemadhi: E ça pastaj?
Blendi Fevziu: Kështu është shkruar në shumë portale
Monika Kryemadhi: E ça pastaj! Personi që i thotë këto, e dini kush është? Se unë nuk e kam dëgjuar as zonjën ambasadoren amerikane, pavarësisht se çfarë marrëdhëniesh mund të kem unë me ambasadoren amerikane, pavarësisht se si mund të kem unë sjelljen, sepse ambasadoren amerikane që ta dini ju e ka gënjyer Basha. Ta lexoni ju ça i ka thënë Basha ambasadores amerikane për LSI e për terroristë politikë, që ky hidhte molotov tek Kryeministria edhe thoshte jo i hodhi LSI-ja. E dyta, unë mendoj që zëdhënësi i Edi Ramës që është Lulzim Basha, më mirë të flasë pse nuk ikën në Amerikë një herë bashkë me Gaz Bardhin, pastaj të flasë do ikë apo jo Ilir Meta. Ilir Meta ka vizë amerikane, e ka 5-vjeçare, 10-vjeçare, as nuk e di fare se sa vjeçare e ka, por që të jeni të bindur Ilir Meta i ka shumë bezdi fluturimet me avion. Edhe kur do me ik ai e ka një hall shumë të madh. Të rrojë FaceTime tani se edhe me miqtë tanë amerikanë, europiane dhe koreano jugorë edhe italianë edhe francezë, komunikimi me ta është komplet tjetër.
Blendi Fevziu: Flas për kosto politike këtu?
Monika Kryemadhi: Edhe një gjë tjetër që duhet ta keni parasysh, nëse ambasada amerikane ka zëdhënës Lul Bashën unë them ta heqin Guri Leklotin dhe të venë Lul Bashën që të komunikojnë me gazetarët. E dyta unë mendoj që le ta lejë shtetësinë edhe zoti Basha, të marrë atë pasaportën holandeze dhe të ketë mundësi që të ikë në Amerikë. Ishalla nuk e ndalojnë edhe atje në kufi se mund të marrësh vizën amerikane dhe nuk e lejnë atë Border Control.