Selimi: Korrespondenca e Fehmiut dhe Xhevës dëshmon dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi, ishte e pranishme në çeljen e ekspozitës “Një mur na ndan”, ku u shfaqën për herë të parë letrat e dashurisë së Fehmi dhe Xhevë Krasniqi Lladrovcit.

Në një postim, Selimi solli në vëmendje letrat që të dy shkëmbyen gjatë viteve ’80, kur Fehmi Krasniqi Lladrovci ishte i burgosur politik dhe vuante dënimin.

Të lidhura

None found

Selimi vuri në dukje se më 1987, Fehmiu i dërgonte letra Xhevës nga burgu i Stara Gradishkës, në ish-Jugosllavi. Sipas saj, as largësia dhe as muret e burgut nuk mundën ta shuanin dashurinë mes tyre.

Ajo tha se lidhja e tyre e fuqishme u kurorëzua me përkushtimin ndaj atdheut dhe idealit për një Kosovë të lirë.

“Fehmiu dhe Xheva mbeten simbol i një dashurie që jeton përjetësisht në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, shkroi Selimi.


Shtuar më 22.10.2026 21:05