FIER/ Fqinjët alarmohen nga era e qumështit, policia gjen një person të vdekur brenda banesës

Një e moshuar rreth të 70-ave është gjetur nga policia pa shenja jete mesditën e sotme në lagjen “ Kryengritja e Fierit ” në qytetin e Fierit.

Kanë qenë fqinjët që njoftuan zjarrikësit pas erës së qumështit të djegur, të cilët bashkë me zjarrfikësit kanë hapur derën me forcë duke e gjetur 70-vjeçaren Gjinovefa Toro pa shenja jete në banesë.

Ndërkohë ambulanca e ka trasportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën.

Policia po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 70-vjeçares. /albeu.com


Shtuar 30.11.2023 15:15