Thuajse në të gjithë vendet e Europës janë rikthyer kufizimet e Covid-19 për shkak të variantit të ri Omicron që po bëhet dominues. Në vendin tonë ende nuk janë konfirmuar raste me variantin e ri dhe nuk janë marrë masa të rrepta për festat e fundvitit.
Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa udhëzime për të treguar kujdes.
Vaksinohu, ruaj distancën, vendos maskën, shmang grumbullimet, kujdesu për higjienën dhe ajros ambientin”, janë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë ndërsa thekson zbatimin e rregullave anti-Covid./albeu.com