Festat e kokainës kthehen në trend në Tiranë, gazetarja Hoxha zbulon detaje: Organizohen në vilat luksoze me qira

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për një trend të ri që duket se ka përfshirë kohët e fundit Tiranën.

E ftuar në emisionin “Wake Up” ajo tha se kryesisht në vila luksoze në kryeqytet, të cilat merren me qira, organizohen festa ku konsumohet hapur kokainë.

Ndërkohë sa i përket numrit më të madh të shpërndarësve dhe përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin tonë, ajo thotë se kryeson Tirana, më pas Elbasani dhe Durrësi.

“Tirana, Elbasani dhe Durrësi janë qytete që kanë më shumë shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike. Shefi i Antidrogës pranon se sa i takon përdorimit të kokainës, ka hyrë një trend i ri në bare, festa, në ambiente private, kryesisht në shtëpitë private me qira”, tregon gazetarja Anila Hoxha.


Shtuar 4.03.2024 22:48