Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, vriten me armë zjarri katër persona

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku katër persona janë vrarë, duke përfshirë edhe sulmuesin, pasi një person hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat të Francës, thanë autoritetet, raporton AFP.

Sulmuesi iu afrua shtëpisë, ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinase-Vozelle.

Ky fshat me rreth 1.000 banorë, gjendet rreth 60 kilometra në veri të Klermont-Ferrand.

Ai hapi zjarrin ndaj personave që po merrnin pjesë në festë, duke vrarë tre prej tyre. Ai më pas vrau veten, thanë autoritetet lokale.

Në mesin e të vrarëve, është i riu që po festonte ditëlindjen dhe babai i tij.

Policia ende po mbledh informacione për sulmin, thanë autoritetet.


Shtuar 14.07.2024 11:48