Klekovski: Janë evidentuar shkelje në Klinikën e Neurologjisë gjatë trajtimit të Iva Mihaillovës

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor të zgjerojë kontrollin për rastin e Iva Mihaillovës, duke përfshirë institucionet shëndetësore ku gjatë viteve 2025 dhe 2026 ajo ka marrë shërbime të caktuara mjekësore. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur sot se do të krijohet edhe një komision për mbikëqyrje profesionale të aspektit mjekësor të trajtimit të pacientes.

Të lidhura

None found

Klekovski i bëri këto deklarata gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të gazetarëve, pas prezantimit të projektit për blerjen e 100 autoambulancave të reja. Ai tha se, ndonëse një ditë më parë në Sofje kishte zhvilluar takim me homologen e tij bullgare, ku ishte diskutuar edhe për të plagosurit nga Koçani, të dy palët kishin rënë dakord në heshtje se çështja e Mihaillovës i përket drejtësisë.

“Në thelb arritëm dakordim të heshtur se çështja e Ivës nuk është çështje shëndetësore, por çështje nga domeni i drejtësisë, sepse personi është i arratisur nga drejtësia me fletë-arrest ndërkombëtar. Siç është kjo çështje e drejtësisë, dhe jo e shëdnetësisë, nuk e biseduam”, tha Klekovski.

Duke folur për raportin e ISHSSH-së mbi profesorin Ivan Barbov dhe trajtimin e Mihaillovës, ministri deklaroi se inspektimi ka gjetur shkelje. Për pjesën që lidhet me trajtimin mjekësor, sipas tij, është kërkuar zhvillimi i një mbikëqyrjeje profesionale.

“Njëherit kërkova plotësim të raportit të ISHSSH-së, i cili ishte me nismë të Klinikës për neurologji, sepse nuk është ndjekur e tërë rruga dhe procedurat shëndetësore të cilat i ka pasur Iva në institucionet shëndetësore në Maqedoni. Plotësisht kërkova mbikëqyrja të zgjerohet në një institucion privat shëndetësor ku është trajtuar ndërkohë, në mënyrë që të kemi rekomandim të plotë. Tashmë në këtë fazë janë konstatuar shkelje dhe tashmë në këtë fazë është kërkuar mbikëqyrje profesionale për pjesën mjekësore të raportit”, tha Klekovski.

Kryeministri Hristian Mickoski, i pranishëm në aktivitetin ku u prezantua projekti për furnizimin me 100 autoambulanca të reja, tha se deklarata fyese e ministrit bullgar të Punëve të Brendshme nuk duhet të komentohet.

“Shikoni, kam çka të përgjigjem, por mendoj se disa individë nuk meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Mendoj se lloji i tikkë i estradës të cilën e shohim sot këtu, ndërkaq e cila është e lidhur me folklorin për zgjedhjet e tyre presdienciale, nuk meriton koment dhe mendoj se duhet t’i injorojmë edhe ju si mediume deklaratat e këtilla të disa individëve”, deklaroi Mickoski.

Sa i përket të plagosurve në Koçan, Klekovski tha se, së bashku me grupin e punës, kanë përgatitur plane që pritet të bëhen publike së shpejti.


Shtuar më 20.10.2026 20:20