Pas një ndeshjeje të turpshme për “luzitanët”, Kupa e Botës e Portugalisë përfundoi në fazën çerek-finale, duke u eliminuar nga Maroku.
Pas ndeshjes Fernando Santos u shpreh tepër i zhgënjyer për lojën e ekipit të tij, ditën e sotme.
“Për ne, për mua dhe për lojtarët, është një zhgënjim i madh. Skuadra kishte besim, por e vërteta është se ne nuk ia dolëm. Lojtarët kanë punuar, në pjesën e parë patëm njëfarë pasiviteti për sa i përket imagjinatës dhe kreativitetit për të çmontuar murin e Marokut. E kishim përgatitur ndeshjen për të hyrë nga jashtë dhe brenda me lojtarë kreativë për të ndërtuar situata goli dhe në vend të kësaj e pranuam.