Situata e protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbeturinash në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, si dhe kanë bllokuar qarkullimin në këtë aks rrugor.
Pranë tyre ndodhen forca të shumta policie, si dhe një autobot me ujë, në gatishmëri për ndërhyrje.
Të lidhura
None found
Më herët, gjatë protestës, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Forcat e rendit përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.







