Fermerët në protestë para Kuvendit, Rama i takon dhe i fut brenda

Ndërsa sot është mbledhur Kuvendi në seancë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe paketës fiskale, në ambienetet e jashtme janë mbledhur fermerët në protestë. Këta të fundit kundërshtojnë paktën fiskale.

Teksa ata po protestonin, ka ardhur kryeministri Edi Rama për të hyrë në seancë dhe është takuar me ta duke marrë një përfaqi të tyre në sallën e Kuvendit.

“Kush është përfaqësuesi i tyre se nuk flas dot me të gjithë. Edhe ai që ngriti 2 gishtat”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 25.11.2021 10:25