Fatjon Mertiri nga Bishani i Fierit është gati të mbledhë prodhimin nga toka e tij.
Ai ka mbjellë një sipërfaqe të madhe me varietetin Obla të shalqinit dhe për pak ditë fillon procesin e vjeljes ashti si gjithë fermerët e zonës. Edhe pse nuk ka përfituar nga skemat ndihmëse të qeverisë, Fatjoni ka arritur të prodhojë një sasi të konsiderueshme të bostanit me vlera ushqyese dhe kualitet të lartë, të kultivuar në mënyrë bio me elemente organike.
Por ndërsa prodhimi është shumë i mbarë Fatjoni dhe fermerët e tjerë i tremben tregut.
“Çmimi s’na pëlqen. Sipas Mertirit, tregu aktual është i pasigurt dhe fermerët nuk kanë informacion të qartë mbi çmimin dhe sasinë e kërkesës. Çmimi i ofruar prej 22 – 23 lekë për kilogram është i pakënaqshëm për ta”, tha ai.
Në gjithë Myzeqenë janë të shumtë fermerët si Fatjoni, të pasigurt për shitjen e prodhimit të tyre, pasiguri që e shton edhe fakti që ende nuk ka kërkesë të mjaftueshme për eksport.