“Ferma” e kanabisit/ Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Beratit, ja kush emërohet

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarka.

Ky vendim vjen pas zbulimit të serës së kanabisit, ku u sekuestruan 870 kg drogë, rast për të cilin AMP ka nisur hetimet se mund të ketë pasur dijeni punonjës policie dhe nuk kanë raportuar pranë organece kompetente.

Të lidhura

None found

Në vendin e Tarkaj është emëruar Kastriot Skënderi.

Njoftimi:

Shkarkohet drejtori i Policisë Berat, Edmond Tarkaj.

Largimi i tij nga ky post vjen pas zbulimit të serës me kanabis, ku u sekuestruan 870 kg drogë, rast për të cilin Agjensia e Mbikqyrkes Policore ka nisur hetimet se mund të ketë pasur djeni punonjës policie e që nuk kanë raportuar pranë organeve kompetente.

Mësohet se në vend të tij emërohet Kastriot Skënderi. Deri më tani ai mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Policisë së Tiranës./albeu.com