Ferdinand është i bindur se ka vetëm një person ka shanse që do ta shpëtojë Man United

Një vit më parë, Ronaldo u kthye në Mançester dhe pati një sezon të shkëlqyer individual, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat, por tani Cristiano është i vendosur të largohet për të luajtur sa më shumë në Champions League. Sipas portugezit, atij i kanë mbetur edhe “3-4 vite” për të performuar në nivelin më të lartë.

Një ditë më parë, Rio Ferdinand foli për situatën me largimin e Cristianos dhe se kush mund ta zëvendësojë atë. Duke folur për revistën FIVE, Ferdinand tha:

“Ne duhet ta shikojmë situatën në tërësi. Gjithçka vazhdon si zakonisht: Haaland dhe Nunes tashmë janë transferuar në klube të tjera. Nëse Manchester United e lë të largohet Cristiano, ka vetëm një person që mund ta zërë vendin e tij. Ai tek i cili kam më shumë besim është Lewandowski”.

Së fundmi, Roberti ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës, por marrëveshja ende nuk është finalizuar. Ferdinand beson se Ronaldo mund të largohet vetëm pasi të nënshkruajë me polakun.

“Lewandowski duket sikur tashmë është i lidhur me Barcelonën me gjithë zemër. E vetmja mënyrë e drejtë që unë shoh është se Manchester United merr Lewandowskin dhe më pas Ronaldo mund të largohet është i vetmi vendim i duhur. Nëse Man United nuk gjen një njeri që mund të shënojë 20-25 sezonin e ardhshëm përveç Lewandowskit, nuk besoj se dikush tjetër do ta shpëtojë situatën. /albeu.com/


Shtuar 9.07.2022 16:06