Ndërsa në një pjesë të kampionateve europiane merkato e verës është mbyllur, në Turqi ka edhe 11 ditë kohë nga “vërshëllima” e fundit.
Mediet italiane raportojnë se Fenerbahçe dëshiron ta mbyllë merkaton me një goditje “Big”.
Klubi turk është i interesuar për mesfushorin e Arsenal, Jorginho-n, i cili aktualisht është grumbulluar nga trajneri Luciano Spalletti për ndeshjet kombëtares italiane fundjavën e ardhshme.
Sipas raportimeve theksohet shumë shpejt Fenebahçe pritet t’i bëjë ofertë Arsenalit për mesfushorin.