Jo gjithmonë fëmijët i dëgjojnë prindërit për një detyrë që ato i vendosin ose edhe për t’i ndihmuar në përditshmëri.
Nëse dhe fëmija juaj ka problemin që nuk arrin të përfundojë një punë deri në fund pediatrja Lira Gjika ka një këshilë për ju:
“I rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori apo mësuesi, duhet ta nxitin duke u përfshirë edhe ata në aktivitetin që duhet të kryej fëmija. I rrituri me durim, i tregon arritjet e fëmijës dhe sa shumë është rritur, madje është një nga detyrat e të rriturit ndaj fëmijës, që t`i tregojë arritjet.
Prindi apo mësuesi mund t`i thotë se, po të ishte mërzitur dhe të kishte përtuar, nuk do të kishte mësuar të ecte, nuk do të kishte mësuar të fliste apo të përdorte dorën për të ushqyer veten dhe të vizatonte e të shkruante. Por ai/ ajo nuk u mërzit dhe nuk përtoi dhe i realizoi.
Kështu duhet të vazhdojë të bëjë edhe tani, të dy bashkë do ja dalin, që t’i realizojë të mësojë e zbulojë gjërat përreth dhe aftësitë e tij brënda vetes.
Gjithashtu duke mësuar me vullnet do të mundë t’i arrijë e nxjerë nga shpirti gjërat e bukura, që ka aty, përndryshe nuk do të dijë si ti nxjerë dhe mbi të gjitha, nuk do të gjejë fjalën e duhur për ta bërë mendimin të fluturojë sa më lart. Fëmija që t’ja dalë të realizohet si person, ka nevojë për prezencën e të rriturit”, shkruan Lira Gjika.