“Faleminderit Bill!” Detaji i veçantë në ceremoninë e pritjes së ish-Presidentit, të rinj e të reja me emrin Klinton

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton viziton sot për herë të parë Shqipërinë, ku është pritur me ceremoni të veçantë.

Në mbyllje të fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama prezantoi një detaj të veçantë të ceremonisë, ku janë ftuar të rinj e të reja nga Kosova, që mbajnë emrin Klinton në nder të ish-presidentit amerikan.

Në ceremoni ishin të pranishme edhe të reja me emrin Hilary, në nder të bashkëshortes së ish-presidentit, teksa një djalë tjetër quhej Bill Klinton, duke mbajtur në këtë mënyrë emrin e plotë të ish-presidentit amerikan.

Ata falenderuan Clinton për kontributin e tij për Kosovën, teksa shprehën nderin që mbajnë atë emër.


Shtuar 3.07.2023 19:41