Nga The Economist
Përktheu: AlbEu.com
Duhen rreth dy orë për t’U zhytur deri në vendin ku pushon Titaniku, pothuajse 4 km nën sipërfaqen e oqeanit në Atlantikun Verior. Rreth orës 09:00 të mëngjesit të 18 qershorit, nëndetësja Titan, një anije me pesë persona e ndërtuar dhe operuar nga OceanGate, filloi zhytjen e saj të fundit.
Që nga viti 2021, kompania ka zhvilluar një turne në rrënojat (si pjesë e një udhëtimi dhjetë-ditor që kushton 250,000 dollarë); e ka bërë zbritjen shumë herë më parë.
Këtë herë, një orë e 45 minuta pasi nëndetësja u zhyt nën sipërfaqe, anija mbështetëse humbi kontaktin me të. Pesë persona ishin në bord, duke përfshirë Hamish Harding, një miliarder britanik dhe Stockton Rush, shefi i OceanGate, i cili piloton rregullisht nëndetësen.
Aktualisht është duke u zhvilluar një mision ndërkombëtar shpëtimi. Nëndetësja kishte oksigjen të mjaftueshëm në bord për të qëndruar deri në orën 9 të mëngjesit të 22 qershorit.
Skenari më i mirë është se që shkëputja e komunikimit me anijen mbështetëse të ketë nxitur një nga sistemet e shumta për të detyruar Titanin të kthehej në sipërfaqe siç janë lëshimi i thasëve me rërë për të ulur peshën ose fryrja e airbagëve.
Nëse kjo ka ndodhur, nëndetësja do të ishte tashmë në sipërfaqen e oqeanit, duke pritur për t’u gjetur. Deri më tani, rojet bregdetare amerikane dhe kanadeze nuk kanë gjetur asgjë, pavarësisht se janë duke kërkuar masivisht në një hapësirë të gjerë në oqean.
Skenarët e tjerë janë të zymtë.
Titan mund të jetë çarë dikur duke marrë ujë, vrimë, e cila do të kishte shkaktuar shtypjen e nëndetëses si një kanace duke vrarë menjëherë edhe pasagjerët.
Një skenar tjetër i mundshëm është edhe ngecja në thellësi apo te rrënojat e Titanikut duke mos mundur të shkëputet për të dalë në sipërfaqe.
Ky do të ishte një fat më i keq për pasagjerët sesa shtypja nga presioni i ujit.
Nëndetësja ishte në rrugën e saj për në fund të detit kur u shkëput komunikimi. Bëhet fjalë për një thellësi disa mijëra metra.
Valët elektromagnetike nuk udhëtojnë lehtësisht nëpër ujë, që do të thotë se asnjë metodë komunikimi përveç sonarit të prishur në bord nuk është e mundur.
Dhe edhe nëse nëndetësja do të gjendej përmes lëshimit të sinjaleve sonar nga sipërfaqja me qëllim pritjen e reflektimit të zërit nga mjeti, është e pamundur rikthimi i saj në sipërfaqe pa patur një mjet tjetër zhytjeje aq të aftë për të shkuar në atë thellësi.
Megjithatë, në zonë janë duke kërkuar disa robotë që mund të arrijnë thellësinë e kërkuar, por tashmë sfida qendron te sasia e oksigjenit, e cila me gjasë ka mbaruar në brendësi të nëndetëses së vogël.
Kjo vlen edhe nëse ekspertët e dinë fiks ku është “Titan” dhe të çojnë atjë poshtë robotin, i cili do të lidhte një kabëll për ta tërhequr lartë.
Skenari është po kaq i zymtë edhe nëse ka dalë në sipërfaqe diku, pasi “Titan” hapet vetëm nga jashtë-brenda dhe jo nga Brenda-jashtë pasi zhytja në thellësi aq të mëdha kërkon që të jetë tërësisht hermetik.
Rrjedhimisht, edhe nëse është në sipërfaqe dhe nuk hapet, përfundimi i oksigjenit do të jetë fatal për pasagerët.