Meta Platforms, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka njoftuar se do të vazhdojë me aplikimin testues të shërbimit të abonimit, në një kohë kur gjigandi i rrjeteve sociale po kalon një periudhë të vështirë nga pikëpamja financiare.
Shërbimi i abonimit, i cili do të quhet Meta Verified, do t’i lejojë përdoruesit të vërtetojnë llogaritë e tyre. Ai do të dalë këtë javë, fillimisht në Australi dhe Zelandën e Re, dhe kostot do të fillojnë nga 11,99 dollarë në muaj dhe do të shkojnë deri në 14,99 dollarë për sistemet iOS dhe Android të Apple.
Të lidhura
None found
Gradualisht, shërbimi i abonimit do të shtrihet edhe në vende të tjera. Ky shërbim ngjan atë të implementuar nga Elon Musk në Twitter, i cili kushton 11 dollarë në muaj.
Dhe aplikacione të tjera, të tilla si Snapchat dhe Telegram i Snap Inc, lansuan shërbimet e abonimit vitin e kaluar, duke synuar gjetjen e burimeve të reja të të ardhurave. /albeu.com
