Evi Kokalari i nxjerr foton dhe “lëshon gojën” ndaj Grida Dumës: Je fytyra e imoralitetit në Shqipëri (FOTO LAJM)

Aktivistja shqiptaro-amerikane e rreshtuar krah Berishës, Evi Kokalari, ka shpërthyer sërish në akuza ndaj deputetes së PD-së Grida Duma.

Teksa publikon foton e Dumës nga dita e protestës së 8 janarit, Kokalari shkruan se ajo është fytyra e vërtetë e imoralitetit në Shqipëri.

“Më besoni tashti kur ju them që imoraliteti vetjak është i lidhur ngushtë me atë politik dhe nuk duhet anashkaluar tek deputetët?

Nëse këta nuk i janë besnik njerëzve të tyre, vërtet mendoni se do t’ju jenë besnik juve dhe votës tuaj?

JO! Ju helmuan dhe desh ju vranë në 8 Janar për të mbrojtur interesat e tyre financiare.

Herës tjetër konsiderojini këto faktet perpara se ti votoni. Imoraliteti nuk është më çështje private kur vjen tek ata që pretendojnë se mbrojnë interesin tuaj dhe të vëndit. Prandaj imoraliteti i Kongresmenëve në Amerikë merret shumë seriozisht, sepse herët a vonë, imoraliteti i tyre bëhet problemi i popullit.

Votoni njerëz të ndershëm dhe me integritet.

Kjo më poshtë është fytyra e vërtet e imoralit politik në Shqipëri.”, shkruan Kokalari./albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 09:43