“Europa po kthehet sërish në qendrën e pandemisë”, OBSH ngre alarmin për kontinentin e vjetër (FOTO LAJM)

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se edhe një herë, Evropa është qendra e pandemisë.

Po ashtu Adhanom Ghebreyesus shtoi se asnjë shtet nuk mund ta quajë veten të sigurt apo të mbrojtur.

Gjatë një konference për mediat ai tha: “Ndërsa Evropa është përsëri epiqendra e pandemisë Covid-19, asnjë vend apo rajon nuk mund ta konsiderojë veten të sigurt. Është e rëndësishme që të gjitha vendet të rrisin kapacitetet e tyre tani për t’u siguruar që janë marrë masat e duhura për të shmangur pasojat më të këqija të çdo valë të ardhshme”./albeu.com/


Shtuar 24.11.2021 17:01