Eurodeputetja Perez: Maqedonia e Veriut i takon familjes evropiane

Euro-deputetja Iratxe Garcia Perez u shpreh se Maqedonia e Veriut e ka vëndin në Bashkimin Europian. Deklaratën e bëri gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Ajo shtoi e është koha që interesat partiake të lihen anësh dhe të arrihet kompromis për të realizuar reformat e nevojshme.

“Kam ardhur në një moment të rëndësishëm, hapja e negociatave dhe procesi i skriningut. Një punë duhet të jetë e qartë, RMV-ja i takon Evropës ajo është pjesë e familjes evropiane. Por ardhmëria është në duart e juaja dhe në vullnetin e Kuvendit dhe qytetarëve. Është e rëndësishme që interesat partiake të lihen anësh dhe të bashkohen përpjekjet që të gjendet kompromis për reformat e nevojshme”, tha ajo.

Ndërkohë kryeministri maqedonas deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër dhe se Bashkimi Evropian është rruga e vetme për në BE, për një jetë më të mirë të qytetarëve.