Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”.
Një sfidë e dominuar nga Shqipëria, por pa shumë raste të pastra.
Duhet përmendur goditja e fortë me të djathtën në fund të pjesës së parë nga ana e Nedim Bajramit, e cila u bllokua nga porieri kundërshtar.
Ndërkohë ndeshaj tjetër në gupin E ajo mes Çekisë dhe Moldavisë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Pas këtyre rezultateve Çekia dhe Shqipëra janë me 15 pikë, por që janë kuqezinjtë që mbajnë vendin e parë, pasi kanë triumfuar në përballje direkte, por kanë edhe golavarazh më të mirë.