Euro 2024, Shqipëri – Ishujt Faroe do ta gjykojë një gjerman

Shqipëria do të zbresë në fushë ditën e hënë, për të përmbyllur me sukses fazën eliminatore të Europianit. Kuqezinjtë do të kenë përballë Ishujt Faroe, në orën 20:45, në një duel që pritet të jetë i gjithi festiv, pas realizimit të objektivit.

Kjo përballje i është besuar gjyqtarëve gjermanë, me kyresor Sven Jablonski, që do të bëjë kështu debutimin për sa i përket ndeshjeve të kombëtareve.

33-vjeçari është gjyqtar i Bundesligës, teksa kurrë më parë nuk ka vendosur drejtësi në arenën europiane.

Gjyqtar kryesor: Sven Jablonski GER

Asistent i parë: Lase Koslocski GER

Asistent i dytë: Eduard Beitinger GER

Gjyqtar i katërt: Frank Uillenborg GER

VAR: Bastian Dankert GER

AVAR: Benjamin Brand GER

VËZHGUESr: Kostadin Gerginov BUL

DELEGAT: Amil Gerina MNE


Shtuar 18.11.2023 22:32