I shumëkërkuara i policisë, Florenc Çapja dyshohet se është kthyer në Dubai në Shqipëri.
Ky informacion bëri që Policia e Shtetit të ushtronte kontrolle në të gjitha pronat e familjes së tij.
Një prej tyre që ëshë kontrolluar nga “blutë” ka qenë edhe servisi i Fejzullah Çapjas, babait të Florencit.
Brenda servisit u gjet një makinë e llojit “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Në mjet u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.
Fejzullah Çapja u shpall në kërkim, par disa vepra penale, pasi dyshohet se po përgatitej për kryerjen e një vrasjeje./albeu.com